Në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 74 pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:
“2. Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, përbën
kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.
3. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme brenda
afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60.000
(gjashtëdhjetë mijë) lekë.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 27.1.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13470, date 11.2.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Botuar ne F.Zyrtare 25/2022
Dale nga shtypi me 15.02.2022
