
Nga 1 qershori pagave të fashës nga 40 – 60 mijë lekë do t’i lehtësohet barra tatimore. Me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat të gjithë ata që marrin 50 mijë lekë ose më pak do tu mbahen vetëm kontributet e sigurimeve.
Për pagat nga 50 mijë e 1 lek deri në 60 mijë lekë në muaj do të paguhet tatim mbi të ardhurat në masën 13 për qind të shumës mbi 35 mijë lekë. Për një punonjës me pagë 60 miëj lekë, taksa që duhet të paguajë tashmë është 3250 lekë në muaj. Për pagat 60 – 200 mijë tatimi do jetë 13% dhe sipër 200 mijë lekëshit me 23%.
Për më shumë informacion, më poshtë keni të bashkëngjitur ligjin e tatimit mbi te ardhurat me ndryshimet përkatëse.