Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme:
a) Pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;
b) Të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqerinë tregtare;
c) Të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë;
ç) Të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale;
d) Të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qiratë, me përjashtim të rasteve, kur të ardhurat janë realizuar nga zhvillimi i një veprimtarie tregtare, në kuptim të legjislacionit tregtar;
dh) Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbipasuritë e paluajtshme;
e) Të ardhurat e individëve nga lojërat e fati dhe kazinotë;
f) Të ardhurat e realizuara nga diferenca ndermjet çmimit të shitjes dhe çmimit teblerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksoiner zotëron dhe ja shet një personi tjetër;
g) Të ardhura të tjera, të papërmendura më lart;
Detyrimi për të dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave e kanë:
- Individët rezidentë të cilët kanë realizuar të ardhura, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
- Individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
- Individët të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, per të gjitha të ardhurate siguruara nga punësimi.
