Të nderuar subjekte,
Sjellim në vëmendje se, bazuar në parashikimet e nenit 43 dhe 46 të ligjit nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, brenda dates 31 KORRIK 2023
Subjektet e detyruara nga ligji duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme:
- PASQYRAT FINANCIARE VJETORE;
- RAPORTIN E ECURISË SË VEPRIMTARISË;
- RAPORTIN E AUDITIMIT.
(Të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme)
KUJDES!
Pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësiperme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre.
