UDHËZIM

Nr. 32, datë 22.11.2022

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESA NË UDHËZIMIN NR. 23, DATË 9.12.2014, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE”

 

Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të ligjit nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011,

“Për sigurimet e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ministri i Financave dhe Ekonomisë

 

UDHËZON:

Në udhëzimin nr. 23, datë 9.12.2014, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, pika 10, paragrafi 10.8, “Të tjera”, bëhen shtesat dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

  1. Kategoria 31 riformulohet me përmbajtje, si më poshtë vijon:

“- Kategoria 31. I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport leje barrëlindjeje dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës.”.

  1. Pas kategorisë 31 shtohen kategoritë 32 dhe 33, me përmbajtje, si më poshtë vijon:

“- Kategoria 32. I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport mjekësor pas ditës së 14 dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës.

– Kategoria 33. I punësuari me aftësi të kufizuara, përfshirë personat që nuk dëgjojnë dhe invalidët e punës të vlerësuar pjesërisht të aftë për punë nga komisionet përkatëse, për të cilët lind detyrimi i derdhjes së kontributeve nga punëdhënësi, sipas dispozitave të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit.”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË

Delina Ibrahimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *