LIGJ
Nr. 87/2022
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24. 02. 2011, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 10 383, datë 24. 02. 2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pas shkronjës “ë”, të pikës 2, të nenit 5, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
“f) gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 mijë lekë në muaj, përperiudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2023.
Miratuar më datë 22. 12. 2022. Shpallur me dekretin nr. 1, datë 6.1.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
