VENDIM
Nr. 113, datë 01. 03. 2023
PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 40 000 (dyzet mijë) lekë.
- Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
- Paga bazë minimale orare të jetë 229,9 (dyqind e njëzet e nëntë pikë nëntë) lekë.
- Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
- Vendimi nr. 604, datë 14.9.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
