Të nderuar tatimpagues!
Ju bëjmë me dije se Sistemi i Riskut në Administratën Tatimore realizon aktualisht në mënyrë
automatike kryqëzimin e faturave në blerje dhe faturave në shitje ndërmjet tatimpaguesve për të
evidentuar mosraportimin e saktë me qëllim shmangien tatimore.
Për këtë arsye duhet të keni kujdes në deklarimin në kohë dhe të saktë të librave të blerjeve dhe të
shitjeve.
Gjithashtu në kolonën “Numri serial i faturës” ju lutemi të vendoset i plotë, ashtu siç gjenerohet
nga vetë sistemi i fiskalizimit “Numri identifikues i veçantë i faturës” (NIVF). Për gjenerimin e
librave në Self Care, ju kujtojmë se duhet ti eksportoni tek menuja pasqyra mujore artikulli i librit
të blerjes ose shitjes, dhe jo te transaksionet e shitjes ose blerjes.
Mosplotësimi i këtyre detyrimeve ligjore ju konsideron automatikisht si pjesë e Tatimpaguesve me risk.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
