Portali e-Albania, nëpërmjet shërbimit elektronik “Vërtetim page”, prej pak ditësh ju mundëson qytetarëve të marrin online vërtetimin e pagës me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore. Vërtetimi me vulë elektronike gjenerohet menjëherë online për çdo person të punësuar apo të vetëpunësuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Vërtetim page”;
– Klikoni butonin “Përdor” për të parë dhe shkarkuar vërtetimin e pagës me vulë elektronike.
Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Kostot
Pa pagesë
