URDHËR

Nr. 290, datë 30. 12. 2022

PËR MIRATIMIN E PËRKTHIMIT NË GJUHËN SHQIPE TË NDRYSHIMEVE NË STANDARDIN NDËRKOMBËTAR TË KONTABILITETIT (SNK 1) “PARAQITJA E PASQYRAVE FINANCIARE”

Në mbështetje të nenit 3, pika 4 dhe pika 5, të ligjit nr. 25, datë 10.5.2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 505, datë 17.7.2019, “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit”,

URDHËROJ:

  1. Shpalljen e ndryshimeve në Standardin Ndërkombëtar të Kontabilitetit (SNK) 1 “Paraqitja e Pasqyrave Financiare”.
  2. Ndryshimet e SNK 1 “Paraqitja e Pasqyrave Financiare” kanë datë efektive 1 janar 2024.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË

Delina Ibrahimaj

  

DETYRIMET AFATGJATA ME PREMTIME KUFIZUESE
Ndryshime në SNK 1

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *