URDHËR

Nr. 14, datë 20. 01. 2023

PËR MIRATIMIN E PËRKTHIMIT NË GJUHËN SHQIPE TË NDRYSHIMEVE NË STANDARDIN NDËRKOMBËTAR TË RAPORTIMIT FINANCIAR (SNRF) 16, “QIRATË”

Në mbështetje të nenit 3, pika 4 dhe pika 5, të ligjit nr. 25, datë 10.5.2018, “Për kontabiltetin dhe pasqyrat financiare”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 505, datë 17.7.2019, “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Këshillit Kombëtar të Kontabiltetit”,

URDHËROJ

  1. Shpalljen e ndryshimeve në Standardin Ndërkombëtar të Raportimit financiar (SNRF)16, “Qiratë”.
  2. Ndryshimet e SNRF 16, “Qiratë”, të publikuara në shtator 2022, do të zbatohen për periudhat raportuese që fillojnë më 1 janar 2024, po lejohet zbatimit i mëhershëm me kusht që të jepen shënimet e duhura shpjeguese.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË

Delina Ibrahimaj

 

DETYRIMI PËR QIRANË NË NJË SHITJE DHE MARRJE MË PAS ME QIRA

NDRYSHIME NË SNRF 16

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *